Largohet ndihmësi i Klopp, cilësohej ‘truri’ i skuadrës

01/05/2018 00:27

Ndihmësi i Jurgen Klopp, Zeljko Buvac është larguar nga Liverpooli ditën e djeshme. Paraprakisht, klubi anglez ka raportuar se kjo ka qenë një zgjidhje personale e boshnjakut, por duket se pas këtij largimi qëndron marrëdhënia e thyer me trajnerin gjerman.

Tabloidët anglezë raportojnë se mes të dyve prej kohësh nuk kishte më komunikim miqësor, por nuk dihet cili ka qenë shkaku i kësaj thyerjeje të raportit.

Të dy, Klopp dhe Buvac njihen që nga viti 1992, kur luanin bashkë futboll te Mainzi, ndërsa po bashkë kanë drejtuar për 7 sezone Mainzin dhe 7 të tjerë Borusian e Dortmundit.

Boshnjaku njihej edhe si ‘truri’ i skuadrave të klopp, ashtu si vetë tekniku gjerman e cilësonte shpesh, ndërsa mendohet të jetë pikërisht ai arkitekti i “gegenpressing”-ut të famshëm.

Top Channel