Investime ‘sheikësh’: Klubet që shpenzuan më shumë në 10 vjet

01/05/2018 18:41

Pasuria më e madhe e transferimeve botërore në futboll në 10 vjeçarin e fundit është e përqendrur në duart e vetëm 6 klubeve: Manchester City, Barcelona, PSG, Chelsea, Manchester United dhe Real Madrid(renditja është sipas shpenzimeve që kanë kryer), të cilët kanë investuar në operacione transferimi që kalojnë 7 miliardë euro ose më saktë më shumë se 20% e volumit të përgjithshëm të merkatos botërore, që vlerësohet rreth 37 miliardë euro.

Në radhë pas 6 gjigandëve të futbollit vijnë Liverpool dhe Juventus: bilanci i “të kuqve” shkon në 930 milionë euro shpenzime në 10 vitet e fundit, ndërsa bardhezinjve është 920 milionë. Pas tyre ndërkohë vijnë klube të tjera me emër në Evropë, si Inter, Roma, Atletico Madrid etj, por që kanë një diferencë të jashtëzakonashme me 6 të parat.

Por në këtë lum parash të derdhura në futboll, natyrshëm lind edhe pyetja: të shpenzosh shifra të tilla a është i mundur suksesi? Le ti referohemi fakteve, duke folur për dy prej klubeve që kanë edhe shpenzimet më të mëdha. I pari është Manchester City, që nën drejtimin e sheikut Mansur ka investuar më shumë se askush më parë. Vetëm për merkaton janë shpenzuar 1 miliardë e 584 milionë euro, nga të cilat 317.5 milionë i ka investuar trajneri aktual, Pep Guardiola. Rezultati? Vetëm 2 tituj kampionë në Angli, disa kupa kombëtare, por një dështim i paprecedent në Evropë.

Rasti i dytë është sërish me një sheik, Nasser Ghanim Al-Khelaif, i Paris Saint German, që në 10 vitet e fundit ka shpenzuar 1 miliardë e 150 milionë euro dhe vetëm për 5 tituj kampionë në Francë. Në Evropë, dështimi ka qenë i garantuar.

Në klasifikimin e klubeve që kanë shpenzuar më shumë nuk ka si të mos ishin dy kollosët e Spanjës: Barcelona dhe Real Madrid. Këta të fundit, nën drejtimin e Florentino Perez kanë investuar plot 997 milionë euro, por kanë arritur që të ngrejnë lart 3 herë Champions League, vetëm 2 tituj kampionë në Spanjë dhe disa trofe të tjerë.

Duke u zhvendosur nga Madridi në Katalunjë ekziston një Barcelonë para dhe pas perëndimit të gjeneratës Xavi, Iniesta dhe shokë. Në dy vitet e fundit katalanasit kanë filluar të investojnë më shumë, duke anashkaluar standardin që vendosën me ‘kanterën’ e tyre, që duket se po has vështirësi për të nxjerrë në treg një gjeneratë të re. Gjithësesi në këtë 10 vjeçar katalanasit kanë goditur: kanë fituar 8 nga 10 titujt e fundit në Spanjë, e bashkë me to edhe 3 Champions League të fituara, e fundit në 2015.

FOTO GALERI
3/8
PSG 1 mld e 150 mln euro

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA