Demi Rose e nisi majin me të njëjtat ngjyra dhe provokime siç mbylli edhe prillin.

23-vjeçarja britanike, e cila ndodhet në Cape Verde për një set të gjatë dhe të nxehtë fotografik, po e shijon në maksimum profesionin e saj.

Një ditë më parë, ajo postoi në rrjetet sociale disa foto me një monokini disi më tradicional, ndërsa këtë herë, po me të kuqen e ndezur u shfaq më një model të ngjashëm, por shumë më transparent.

Edhe në kohën e pushimit, Demi u kujdes që të mbante gjithmonë në koherencë ndjekësit e vet në Instagram përmes disa videove live të njëpasnjëshme, por edhe fotove të shkrepura nga telefoni i vet.

Këtë vit modelja e rrjeteve sociale ka ndryshuar edhe ëndrrën. Nëse në 2017 synoi dhe provoi që të ishte një DJ në klubet më me emër të Ibizas në Spanjë, këtë vit ka shprehur dëshirën për t’iu futur botës së kinematografisë.

“Shpresoj që ëndrra ime e aktrimit të realizohet brenda 2018”, thotë ajo.

FOTO GALERI
15/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA