Pas dy viteve tek Nica, Balotelli duket se është gati për të nisur një aventurë të re me një klub të ri.

Kontrata e Supermarios do të skadojë në fund të sezonit, e sulmuesi pranon dëshirën për t’u rikthyer në Serie A.

“E ardhmja ime? Do të më pëlqente të rikthehesha në Itali, ku k ashumë skuadra që më ndjekin”, ka deklaruar ai për Calciomercato.com.

E nëse ka ende ndonjë kuqezi që shpreson ta shohë Balotellin tek Milani, do të zhgënjehet pasi ai vetë e konfirmon se nuk ekziston asnjë mundësi që kjo të ndodhë.

Top Channel