Në një hap të konsideruar të pazakontë, themeluesi i “WhatsApp”-it, Jan Koum ka vendosur të largohet nga Facebooku, pavarësisht faktit që i qëndroi besnik në vazhdën e skandalit të “Cambridge Analytica”-s.
“Ka ardhur koha për ndryshime”, shkroi ai në një shënim në rrjetin social.
Facebooku e bleu “WhatsApp”-in në vitin 2014, për rreth 19 miliardë dollarë dhe pas kësaj, Koumi mbeti pjesë e sipërmarrjes, ndërsa partneri tjetër Brian Acton u largua nga gjiganti i medieve sociale vitin e kaluar.
Raportet në mediet amerikane tregojnë se ndikimin kryesor në vendimin e papritur të Koumit mund ta ketë pasur një sherr me Facebookun për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.
“WhatsApp”-i i përdorur nga 1.2 miliardë vetë në mbarë botën është një aplikacion pa reklama dhe deri më sot nuk është zhvilluar ndonjë strategji e qartë sesi duhen nxjerrë fitime prej tij.
Koumi, në të kaluarën është shprehur me tone mjaft kritike ndaj reklamave “online”, të cilat i cilësonte “një fyerje të inteligjencës”.
Top Channel