Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane ka deklaruar në konferencën për shtyp në prag të gjysmëfinales së kthimit të Champions League se skuadra e tij do të kërkojë vetëm fitoren ndaj Bajernit të Mynihut.

“Duhet të zbresim në fushë për të fituar, për të shënuar sa më shpejt të jetë e mundur, edhe pse ndeshjen e parë e kemi fituar 2-1 në Mynih. Nuk duhet të spekulojmë e nuk duhet të ngurrojmë”, tha trajneri francez.

Zidane shtoi se bavarezët do të kërkojnë doemos fitoren, por nëse Reali i bën gjërat mirë, do të arrijë finalen e tretë radhazi.

Në dyshim për ndeshjen e madhe është Isco, i cili ka një dëmtim në shpatull. Zidane tha se do të bëhet maksimumi që Isco të jetë i gatshëm, por pa e rrezikuar për një dëmtim më të rëndë.

Top Channel