Mohamed Salah ka hyrë në polemika të forta me drejtuesit e Federatës Egjiptiane të futbollit pasi ky institucion ka lejuar kompani të ndryshme të përdorin pa autorizim imazhin e tij në spotet e tyre. Sulmuesi i Liverpoolit, i shpallur edhe si lojtari më i mirë i Premier League, ka bërë denoncimin e tij nëpërmjet rrjetit social “Twitter”.
“Për fat të keq, trajtimi që po më bëhet është një fyerje shumë e madhe-shkruante Salah në “Twitter” sigurisht pa e përmendur emrin e Federatës që autorizoi përdorimin e fotove të Salah me fanelën e kombëtares prisja një trajtim më të mirë”.
Pak çaste më vonë u shfaq etiketa në gjuhën arabe “mbështetje për Mohamed Salah” që shumë shpjet u kthye në një tendencë në “Twitter” në Egjipt, një mënyrë kjo për admiruesit e futbollistit të Liverpoolit për t’u solidarizuar me Salah e agjentin e tij Rami Issa.
Ky i fundit nëpërmjet rrjeteve sociale komunikoi se ai dhe klienti i tij kanë disa probleme në raportet me Federatën Egjiptiane të Futbollit dhe tentativave të tij për të hequr imazhin e Salah nga spotet publicitare të kompanive të ndryshme të biznesit.
“Kemi folur me Ministrin e Sporteve në Egjipt për këtë problem të madh me Federatën Egjiptiane të Futbollit dhe përdorimin pa autorizim të fotos së Salah”, shkruante Ramy Issa në Twitter në datën 26 prill duke shtuar se përgjigjja e vetme që ai mori ishte heshtja e plotë, ndërkohë që vijojnë të shfaqen spote dhe reklama të tjera me imazhe të paautorizuara.
Top Channel