S’ka më shpresa për titullin, Napoli fillon të mendojë për post-Sarri

30/04/2018 11:33

4 pikë diferencë në 3 javë kampionat duket se janë të pamundura për t’u rikuperuar kur rival ke një ekip si Juventus, e kjo është edhe arsyeja se përse drejtuesit e Napolit kanë filluar të mendojnë për të ardhmen.

E sipas “Il Mattino”, humbja kundër Fiorentinës mund të shënojë përfundimisht aventurën e napolitanëve nën drejtimin e Maurizio Sarri.

Marco Giampaolo duket se do të jetë alternativa numër 1, por presidenti De Laurentiis ka bërë edhe një sondazh për një rikthim të Benitez, që shihet me sy po aq të mirë.

E me largimin e Sarrit, do të largohej edhe drejtori sportiv Giuntoli, i cili kohët e fundit është kontaktuar shpesh nga Milani.

Top Channel