Daniele Orsato u kthye në pak ditë në personazhin më të urryer për një pjesë të mirë të tifozëve në futbollin italian, pas gjykimit të diskutueshëm dhe të anatemuar për ndeshjen mes Inter dhe Juventus.

Por arbitri i njohur i Serie A, ka gjetur një motiv për të buzëqeshur pavarësisht kërcënimeve për vendimet polemizuese të së shtunës.

Komisioni i Arbitrave në FIFA që drejtohet nga italiani Pierluigi Collina, publikoi listën e 13 video asistentëve që do të sinjalizojnë sistemin VAR në botërorin e Rusisë këtë verë.

Mes emrave të zgjedhur si më të mirët është dhe Daniele Orsato, ai që shumë tifozë, sidomos ata të Interit dhe Napolit, e konsiderojnë mëkatar për disa vendime në San Siro.

Në një njoftim për shtyp të FIFA-s, thuhet se 13 arbitrat janë seleksionuar mbi bazën e eksperiencës së fituar me përdorimin e sistemit VAR në kompeticionet kombëtare, si dhe në seminaret përgatitore.

Për çdo ndeshje të fazës finale në botërorin e kësaj vere në Rusi, do të ketë dhe një sistem video arbitrimi me 3 asistentë që do të ndihmojnë kryesorin në vendime më të drejta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA