“Robert Lewandowski është i paprekshëm”. Është vetë presidenti i klubit bavarez, Karl Heinz Rummenigge që i ka dalë në krah sulmuesit polak, që kohët e fundit ka qenë në shënjestër nga mediat gjermane, për rendimetin e tij të dobët në ndeshjet evropiane.

“Më duket një polemikë qesharake kjo që po thuhet”, u shpreh Rummenigge. “Lewandowski ka shënuar 39 gola këtë vit me ne dhe jemi shumë të lumtur që ai do të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Ai është një makineri golash dhe këtë do të keni mundësi ta shihni edhe në ndeshjen e kthimit të Champions League”, tha Presidenti i Këshillit Drejtues të Bayern Munchen.

Prej kohësh në mediat gjermane Lewandowski është kritikuar për formën e tij, ndërsa emri i tij gjithnjë e më shumë përflitet edhe për një transferim në verë.

Top Channel