Gigi Hadid dhe Zayn Malik duket se janë afruar “më shumë se ç’duhet” pas ndarjes që zuri faqet kryesore të revistave rozë gjatë mesit të muajit mars.

Supermodelja 22-vjeçare dhe këngëtari 25-vjeçar janë kapur nga paparacët teksa këmbyen puthje pasionante gjatë një shëtitjeje në Nju Jork, pasditen e së dielës, foto të cilat janë siguruar nga “Daily Mail”.

Pas ecjes krah më krah, por pa shtrënguar duart e njëri-tjetrin, këngëtari i hitit “Pillow Talk” arriti ta puthte (ish)-të dashurën e tij, modele e revistës “Vogue”, një gjest që me sa duket e ka kënaqur Gigin, që mbështetej pas një muri me tulla në periferinë “Soho” të Manhattanit.

Një puthje nuk mjaftoi, e Zayn mori rolin e “grabitqarit”, me supermodelen që u duk disi e “trembur”, por tejet e kënaqur me vëmendjen që i kushtohej.

Edhe pse atyre iu duk se ishin të vetëm në atë çast dhe askush nuk po i vështronte gjatë puthjeve “klandestine”, paparacët bëjnë detyrën e tyre dhe ja tek janë fotot e përfunduara në medie e prej andej në rrjete sociale.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel