Aktet e dhunës dhe kaosi kanë mbizotëruar deri në orët e para të kësaj të hëne në qytetin e Stockholmit, pas një ndeshjeje futbolli që tejkaloi parashikimet e përplasjeve mes tifozëve dhe ekspozoi planin e dobët të policisë suedeze, jo shumë e përgatitur në këtë rast.

Tre persona u dërguan me plagë serioze në spital, ndërsa shumë të tjerë u arrestuan nga forcat e rendit, pas grindjeve në zonën e qytetit të vjetër.

Rivalët e hershëm të futbollit suedez, Hammarby dhe Djurgarden u përballën mes tyre në “Tele2 Arena”, aty ku pati fillimisht përplasje në stadium, që vazhduan edhe jashtë impiantit.

Dy persona u arrestuan për agresion, po kaq për ndezje të fishekzjarrëve në zona publike dhe një tjetër u ndalua për agresion ndaj policisë.

Incidente të ngjashme u regjistruan edhe fundjavën e kaluar në futbollin suedez, sërish në Stockholm, pas një ndeshjeje mes AIK Solnës dhe Goteborgut, që regjistroi 6 të plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA