Muller: E dimë si shkojnë gjërat në Bernabeu me golat “offside”…

30/04/2018 20:33

Thomas Müller, sulmues i Bayern Munchen, deklaroi se arbitri i takimit kundër Realit nuk duhet të ndikohet nga presioni i “Santiago Bernabeu”-t dhe ta mbajë mirë ndeshjen.

Gjermani kujtoi eliminimin e sezonit të shkuar të Bayern, sërish në gjysmëfinale ndaj Realit, me dy gola që, sipas tij, ishin në pozicion jashtë loje.

“Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur, vjet pësuam dy gola në pozicion jashtë loje. Edhe për penalltinë e Juves është folur shumë, por arbitri nuk duhet të ndjejë presion. Thjesht duhet të mbajë mirë ndeshjen. Gjyqtari është sportist si ne dhe duhet të japë një performancë të mirë”, u shpreh Muller.

Sulmuesi theksoi se Bayern duhet të jetë më efektiv dhe të shfrytëzojë rastet që i paraqiten, ndryshe nga ajo që bëri në “Allianz Arena”.

Top Channel