Lazios i ka mjaftuar një gol nga Milinkovic-Savic në transfertën e vështirë të Torinos për të marrë 3 pikë tejet të rëndësishme për një biletë Championsi sezonin e ardhshëm.

Mesfushori serb shënoi në pjesën e dytë duke barazuar Romën në kuotën e 70 pikëve, por mbi të gjitha duke e çuar në +4 diferencën nga Interi i vendit të 5-të.

Një fitore me shumë peshë kjo për Lazio që tashmë është më pranë kualifikimit në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm.

Një paraqitje tejet pozitive bëri Thomas Strakosha në këtë sfidë me portierin shqiptar që ndali disa tentativa të lojtarëve vendas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA