Kjo është La Liga e Messit, dhe jo thjesht për faktin se është ai lideri i Barcelonës që dominon këto dekadat e fundit futbollin spanjoll. Messi është gjithmonë lojtari më i rëndësishëm i Barçës gjithsesi në sezonin 2017-2018 ai ka patur më shumë influencë se kurrë në suksesin e klubit katalanas në kampionat.
5 herë fituesi i Topit të Artë shënoi 3 gola në fitoren 4-2 ndaj Deportivos që kurorëzoi blagranat kampionë 4 javë pata fundit, me Barçen që ka shansin për të përfunduar një fushatë pa humbje në Primera Division, por asgjë nga këto nuk do të kishte qenë e mundur pa Messin.
Dukej e vështirë kur Neymar u largua verën e kaluar, me të Barcelona kishte luajtur me modulin 4-3-3 por pas largimit të brazilianit Ernesto Valverde ndryshoi modulin në 4-4-2. Kjo i dha forcë mesfushës, duke shtrënguar dhe mbrojtjen, por e bëri jetën më të vështirë për sulmuesit, dhe për më tepër për pjesën më të madhe të fillim sezonit Suarez vuajti nga dëmtimet dhe roli i tij i ri me largimin e Neymar.
Në një farë mënyre Messit i duhej të bënte më shumë i vetëm, këtë sezon ai ka qenë jo vetëm kryegolashënuesi i Barçës por dhe shefi i sektorit për të krijuar. Pas tregolëshit ndaj Deportivos, Messi shkon në kuotën e 32 finalizimeve në këtë sezon të La Ligas ku ka dhënë edhe 12 asiste, por këta numra nuk thonë gjithë historinë.
Para ndeshjes së të shtunës, Messi krishte krijuar plot 78 raste për shokët e tij të skuadrës në La Liga, ndërsa ka goditur edhe 86 herë portën, ku në 14 raste ka goditur shtyllat.
Messi ka fituar 73 faulle, shumë prej tyre në pozicione të rrezikshme, prej nga ka qenë i aftë të shënojë me goditje dënimi apo penallti.Kur Barça ka pasur nevojë për goli, ai i ka siguruar, kur skuadra ka vuajtur për të krijuar, Messi ka dhuruar lojë, sa herë që prek topin është decizive dhe të gjithë e kanë të qartë se Barcelona pa Messin nuk është e njëjta, dhe këtë sezon jo thjesht për golat e shënuar, por edhe për influencën absolute që ka pasur në skuadër.
Top Channel