Juventus ka vënë njërën dorë të titulli kampion dhe objektivi i klubit bardhezi është të forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. ‘Dhurata’ për trajnerin Allegri në fakt përflitej prej kohësh, por pritej vetëm zyrtarizimi dhe ai erdhi: Emre Can do të bashkohet me Juven këtë verë.

Lajmi konfirmohet nga e përditshmja italiane ‘Gazzetta dello Sport’, që zbulon se mesfushori gjerman i Liverpool ka pranuar ofertën e Juves dhe është gati për t’u transferuar në fillim të verës në Torino. Sipas të njejtit burim bëhet fjalë se mesfushori është bindur nga projekti teknik I bardhezinjve, duke qenë se dy ofertat e tjera, PSG dhe Bayern Munchen nuk i ofronin garanaci për një vend të sigurt në formacion.

Emre Can që është pjesë e Liverpool që nga vera e vitit 2014, kur u largua nga Leverkusen, do të firmosë një kontratë 5 vjeçare me bardhezinjtë, me një përfitim të përafërt me 6 milionë euro në sezon.

Top Channel