Danimarka mund të jetë e hapur ndaj stimujve financiarë për të blerë makina elektrike pasi ka parë një rënie dramatike në shitjen e automjeteve jo ndotëse, sipas kryeministrit Lars Lokke Rasmussen.
“Ne kemi stimuj tatimorë për makinat elektrike, dhe mund të diskutohet nëse ato duhet të jenë më të mëdha. Nuk do ta përjashtoj këtë mundësi”, tha Rasmussen në një intervistë në Kopenhagen. “Çdo stimul i ri do të shpallet së bashku me një plan qeveritar për të rritur konsumin e energjisë së pastër pas sezoni të verës”, ka shtuar ai.
Shitjet e automjeteve elektrike në Danimarkë kanë rënë në mënyrë dramatike – nga afërsisht 5,000 në vitin 2015 në rreth 700 në vitin 2017 – pasi qeverisja e qendrës së djathtë e Rasmussen shfuqizoi subvencione të tilla si ato të ofruara në Norvegji dhe Gjermani.
Ky ndryshim shfarosi shitjet e Tesla, modeli “S” i së cilës dominoi dikur në tregun vendas.
Top Channel