Një fondacion me qindra anëtarë ka lëshuar një alarm të pazakontë. “Asteroidët do të godasin Tokën dhe këtë e themi me 100 për qind siguri”, thotë Fondacioni B612.

Fondacioni B612 është i ngritur dhe formuar nga ish-astronautë, astronomë dhe shkencëtarë të hapësirës, që për mision kanë “shpëtimin e Tokës nga ngjarjet apokaliptike”.

Fondacioni thotë se rreziku nuk vjen nga asteroidë të përmasave të mëdha, apo mesatare, por nga ata më të vegjël. Miliona prej tyre vërtiten në atë që shkencëtarët e njohin si “Brezi i Asteroidëve”.

Në 2005, NASA zbuloi se 90 për qind e asteroidëve me diametër mbi 140 metër nuk përbën rrezik për planetin tonë. Por, thotë Fondacioni B612, janë me miliona asteroidë të përmasave nga 15 metër deri në 140 metra, që janë në trajektore përplasëse me Tokën.

Sot, vetëm 18 mijë prej tyre mbikëqyren dhe u studiohet trajektorja dhe ndryshimi i saj në periudha periodike, por shifra është tepër e vogël në krahasim me rrezikun potencial që ekziston.

Goditjet me lazer apo armë bërthamore konsiderohen si mundësi për t’i shpëtuar apokalipsit, por ekspertët e fondacionit në fjalë thonë se edhe kjo është e pamundur, pasi këtë kategori asteroidësh të pagjurmuar do ta njihnim vetëm kur ndonjëri prej tyre të përlaset me Tokën.

“Duhet të përqendrohemi dhe me punën tonë të identifikojmë dhe të studiojmë asteroidët që ndodhen më pranë Tokës, para se të jetë shumë vonë. Është 100 për qind e sigurtë që do të goditemi, por nuk e dimë me siguri se kur. Kjo është çështje kohe”, thotë Danica Remy, presidente e Fondacionit në fjalë.

Shkencëtarët thonë se nga goditja e një asteroidi të përmasave nga 15 deri në 140 metra, pasojat do të ishin shkatërrimtare, por jo shfarosëse. Por, ekspertët e Fondacionit B612 nuk flasin për një të tillë, por për një rrebesh asteroidësh, megjithëse në skenarin më të keq, pjesa më e madhe e tyre do të digjeshin nga fërkimi me ajrin në atmosferën e Tokës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA