Numancia nderon Iniestën me një foto SHUMË të papërshtatshme

29/04/2018 10:02

Numancia, klub i kategorisë së dytë në Spanjë, ashtu si shumë klube të tjera i dha lamtumirën Andres Iniestës, mesfushorit që njoftoi largimin nga Barcelona në fund të sezonit.

Ky klub publikoi në Twitter një foto të Iniestës gjatë një ndeshjeje të Barcelonës në stadiumin “Los Pajaritos” disa sezone më parë, por fansat panë diçka që nuk shkonte te kjo foto: mesfushorit i dukej një testikul.

Numancia, pasi e kuptoi gabimin, publikoi një foto tjetër të Iniestës dhe shkroi këto fjalë: “Të kërkojmë falje Andres! Nuk e bëmë me dashje”.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel