24/05 15:52
Pasi zhgënjeu një javë më parë, duke u mposhtur në “San Siro” nga Benevento e vendit të fundit, Milani ka gjetur forca dhe është rikthyer me një fitore 1-2 ndaj Bolognas në transfertë.
Për kuqezinjtë në këtë fitore shënuan Calhanoglu dhe Bonaventura në pjesën e parë.
Ndërkohë, ka befasuar sërish Benevento e vendit të fundit, ku edhe pse ishte me një lojtar më pak thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë, ka arritur të marrë një barazim 3-3 ndaj Udineses, të cilës i nevojiten pikë për të siguruar mbijetesën.
Top Channel