24/05 15:52
Michel Salgado, ish-lojtari i Real Madrid, është kthyer të luajë futboll në moshën 42-vjeçare.
Mbrojtësi i djathtë, i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2013, luajti 65 minuta në kampionatin e Panamasë, me Club Atlético Independiente (CAI).
Skuadra e fundit me të cilën kishte luajtur Salgado ishte Blackburn Rovers, në Angli.
Në Panama, Salgado do të merret edhe me disa projekte me fëmijët dhe axhenda e tij nuk do e lejojë që të jetë gjithmonë pjesë e ekipit.
Top Channel