Manchester United fitoi 2-1 ndaj Arsenalit në superndeshjen e kësaj fundjave në Premier League, në një përballje së cilës i parapriu një ceremoni nderimi për Arsene Wenger, në herën e fundit që zbarkon në “Old Trafford” si trajner i londinezëve.
“Djajtë e kuq” morën epërsinë me Pogba pas çerek ore lojë, por barazimi i Gunners, erdhi përmes armenit Henrik Mkhitarian. Gara u vendos nga një gol i belgut Fellaini në kohën shtesë, ndërsa në fund, Mourinho dhe Wenger, dy trajnerë që kanë polemizuar shpesh mes tyre, shtrënguan dorën në shenjë respekti.
Në ndeshjen tjetër të së dielës u argëtua edhe skuadra tjetër e Manchester. “Sitizens” shkatërruan 4-1 West Ham-in në transfertën londineze, duke mos toleruar pavarësisht faktit se nuk kanë tashmë asnjë objektiv.
Top Channel