Liderët kryesorë të Evropës tentuan më të mirën e tyre në SHBA këtë javë, por gjasat janë se nuk funksionoi. Emmanuel Macron dhe Angela Merkel erdhën veçmas në Uashington, por me mision të përbashkët: të bindnin presidentin Donald Trump që të qëndrojë pjesë e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe që të tolerojë bashkimin Evropian nga tarifat amerikane për çelikun dhe aluminin.
Por Macron përfundoi duke improvizuar një iniciativë të re për Iranin, ndërsa Merkel iku nga Shtëpia e Bardhë duke thënë se vendimi për të ndaluar luftën tregtare nuk është më në duart e saj.
Ishte parashikuar se as raporti personal i Macron me Trump dhe as qasja prej biznesmeneje e Merkel nuk do ta bënin trump të ndryshonte qëndrim. Në fund të fundit, pozicioni i tij për Iranin dhe tregtinë janë popullorë në bazën e tij politike.
Por dështimi i kombinuar i presidentit francez dhe kancelares gjermane nënvizuan se pak ndikim ata kanë tek Trump. Takimet gjithashtu shfaqën hapur ndarjen e madhe mes brigjeve të Atlantikut qëkur Trump mori detyrën. E pyetur nga gazetarët, Merkel s’mund të ishte më e qartë për ndryshimin që po pëson raporti i ngushtë me SHBA.
“Gjermani dhe Evropa do të marrin fatin e tyre në duart e tyre, pasi nuk jemi më në epokën e luftës së ftohtë – deklaroi kancelarja gjermane, mbase duke lënë të kuptohet se ka ardhur radha e Evropës të sillet si Trump.
Top Channel