Skënderbeu për festë, Kukësi për t’i vonuar “shampanjën”

28/04/2018 15:27

Ditën e diel Skëndërbeu do të luajë përballë Kukësit në Korçë, ndaj të cilit do të tentojë të marrë 3 pikët për të mbyllur llogaritë me titullin.

Në tre përballjet mes tyre në këtë sezon skuadra kampione në fuqi nuk ka mundur t’u marrë më shumë se një pikë korçarëve falë një barazimi, pasi dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar në favor të Skëndërbeut.

“Ne shohim objektivin tonë dhe e rëndësishme për ne është që të japim maksimumin dhe të fitojmë takimin”, thotë kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi.

Nga ana tjetër, trajneri i Kukësit, Peter Pakult beson se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë edhe për të fituar në Korçë dhe për t’u prishur festën korçarëve.

“Duam që të shtyjmë festën e Skënderbeut, edhe pse e ka merituar plotësisht këtë sezon. Na duhen ende disa pikë dhe shpresoj t’i marrim. Të dielën nuk do shkojmë në Korçë për t’i uruar titullin Skënderbeut, por për t’i shtyrë festën. Duhet të rikthehemi te loja që kemi bërë në muajt e parë të vitit, me shumë pasime. E uroj Dajën për titullin, sepse nuk do ta humbasin, por nuk shkojmë në Korçë për të marrë pjesë në festën e tyre”, u shpreh austriaku Pacult.

Ndeshja mes Skëndërbeut dhe Kukësit do të zhvillohet ditën e diel në orën 19:00 në stadiumin e qytetit të Korçës, ndërkohë që po të dielën luhen edhe Teuta-Kamza dhe Vllaznia-Laçi.

Top Channel