Fiorentina do të presë Napolin në “Artemio Franchi”, ku do të kërkojë të rikthehet te fitorja, në një sfidë aspak të lehtë.

Skuadra e Sarrit luan një nga 4 finalet për titullin kampion dhe nuk ka ndërmend të ulë ritmin, deri sa Seria A të ulë siparin.

Gjithsesi kjo duket se nuk e shqetëson sulmuesin kryesor të Fiorentinës, Giovanni Simeone, që beson te skuadra e tij dhe te fitorja e këtij takimi.

“Kemi vetëm 3 pikë më pak se Milani dhe kemi edhe ndeshjen direkte ndaj tyre, ndaj shpresojmë te Europa. Duhet të marrim maksimumin ndaj Napolit dhe besoj se do t’ia dalim, gjithsesi duhet të mbajmë nën vëzhgim Insignen, pasi mund të ndryshojë fatin e ndeshjes në çdo moment. Titullin them se e fityon Juvja, për faktin e thjeshtë se ka nëj pikë më shumë”, deklaroi Simeone.

Top Channel