Një inspektor i hidrocentralit të Moglicës humbi jetën aksidentalisht këtë të shtunë.

Viktima siç raportojnë burimet ishte duke kryer inspektime, por ka rënë nga një lartësi e madhe dhe ka marrë plagë të rënda. Ai u transportua nga kolegë të tij për në spitalin e Gramshit, por nuk arriti të mbijetojë.

Burimet sqaruan se 46-vjeçari Leonard Çela ka humbur ekuilibrin pasi hipi në një shkëmb ne zonën e Hidrocentralit të Moglices ku po kryente verifikimet dhe mori plagë të rënda, kryesisht në kokë. Aktualisht ekspertët dhe policia po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Top Channel