Roma hodhi një tjetër hap drejt sigurimit të një vendi në edicionin e ardhshëm të Champions League, teksa mposhti Chievon me rezultatin e pastër 4-1.

Verdhekuqtë nuk diskutuan për asnjë moment fitoren, teksa Schick, El Sharawi dhe Dzeko dy herë, ishin autorët e golave në këtë takim.

Për Chievon shënoi Inglesse në minutën e 88’, ndërsa më herët, po ky lojtar pati mundësinë të rihapë takimin, kur rezultati ishte 2-0, por humbi një penallti përballë portierit Alisson.

Me këtë fitore Roma ngjitet në kuotën e 70 pikëve, në vendin e 3-të të renditjes, 3 më shumë se Lazio dhe 4 më shumë se Interi, që nuk kanë luajtur ende takimet e javës së 35-të.

Top Channel