Dy automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në aksin që lidh qytetin e Fierit me Levanin.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta në vendin e njohur si “Liqeni”.

Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një makinë tjetër tip Skoda.

Nga përplasja, policia thotë se ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit Volkswagen, 63-vjeçari me inicialet B.Gj, banues në Tiranë.

Uniformat blu njoftojnë se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel