24/11 22:56
Një muze francez kushtuar piktorit Étienne Terrus, zbuloi se shumë nga pikturat ishin të falsifikuara dhe jo të pikturuara nga ai.
Muzeu Terrus në Elne në jug të Francës zbuloi se 82 vepra të atribuuara fillimisht artistit, nuk janë pikturuar prej tij.
Më shumë se gjysma e koleksionit mendohet të jetë e rreme, ndërsa vlera e tyre shkon rreth 160,000 mijë euro.
Eric Forcada, një historian arti, kontaktoi muzeun pranë Perpignan disa muaj më parë, për të shprehur dyshimet e tij rreth autenticitetit të pikturave.
Muzeu mblodhi një komitet ekspertësh nga bota kulturore, që inspektoi veprat dhe arriti në përfundimin se 82 prej tyre nuk ishin pikturuar nga Terrus.
Top Channel