Lushnja mund të konsiderohet surpriza e parë e javës së 31-të të Superligës me barazimin 1-1 me Partizanin edhe pse prej javësh e shohin veten jashtë kategorisë Superiore.

Pas 12 humbjesh radhazi skuadra e Ilir Gjylës ka marrë pikën e parë që vlen thjesht sa për statistikë. Goli i parë u shënua për vendasit me anë të një 11-metërshi që Pepa e shndërron në gol, ndërkohë që në fundin e takimit Batha shpëton nga humbja të kuqtë kryeqytetas.

Nga ana tjetër fitorja e Luftëtarit me Flamurtarin 2-1 e ka çuar në 4 pikë diferencëne vendin të tretë të gjirokastritëve me vendin e katërt qe mban Partizani.

Kristal Abazaj vazhdon të bëj mrekullira tek gjirokastritët duke justifikuar çdo javë edhe më shumë trasnfertën tek një klub i madh si Anderlehti. Dy golat e tij i dhanë fitoren skuadrës së Hasan Likës përball një kundërshtari të vështirë si Flamurtari.

Top Channel