Në sfidën e radhës të Premier Ligës, Liverpuli i Jurgen Klopp duket se kishte hyrë me mendjen tek takimi i mesjavës ndaj Romës për Ligën e Kampionëve.
“The Reds” u ndalën në një barazim shterpë në “Anfield” përballë modestëve të Stokes.
Vendasit dominuan gjatë gjithë kohës takimin, por volumi i lojës dhe rastet e krijuara nuk u konkretizuan në gol.
Megjithatë, ky barazim nuk i prish punë skuadrës së Klopp, që aktualisht me 72 pikë mban në pozita komode një vend të garantuar për pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Por, “hesapet” me Kupën “veshgjatë”, skuadra angleze nuk i ka mbyllur as këtë sezon. Të mërkurën, Liverpul do të udhëtojë drejt Romës me synimin për të mbrojtur rezultatin 5-2 të takimit të parë.
“Verdhekuqëve” italianë u duhet një tjetër mrekulli e ngjashme si ajo e arritur kundër Barcelonës dhe kuotohen shumë lartë nga pikat e basteve për një kalim në finale, por…në futboll kurrë mos thuaj kurrë.
Top Channel