“Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” të albanologut Norbert Jokli vjen , me përkthimin e ish nxënësit të tij Eqerem Cabej, botohet për publikun e gjerë shqiptar, duke dashur të tërheqë pas vetes edhe punime të tjera të Joklit që janë përkthyer e janë në Arkivin e Insititutit të Gjuhës dhe Letërsisë.
Botimet Cabej e nxjerrin këtë vepër të parë monografike si një homazh për dy albanologët më të shquar të shekullit XX.
“Norbert Jokli me veprën e tij të gjerë për gjuhën shqipe, trajtoi problemet themelore e më të rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe dhe popullit shqiptar. Problemin e autoktonisë shqiptare dhe të prejardhjes së gjuhës shqipe, të vendit të saj në famijen e gjuhëve indeoevropiane. Sic dihet ai mbajti një qendrim të vecantë duke vendosur djepin e lashtë të shqiptarëve në Dardani”, tha gjuhëtari Seit Manxaku.
Ndërkohë Agron Alibali, i dhuron Bibliotekes Kombëtare tdy prej veprave më të rëndësishme te Joklit, “Interpretime Etimologjike në Fushë të Shqipes” dhe “Skedari i Gramatikës Historike të Shqipes”.
Pikërisht plot 76 vjet pas vendimit të autoriteteve naziste për konfiskimin e bibliotekës së Joklit. Ai informon se puna për plotësimin e amanetit të tij për kthimin në Shqipëri të gjithë trashëgimisë bibliotekare vazhdon.
“Pikërisht sot në bibliotekën shqiptare të Shqipërisë dhe në institucione të tjera të shtetit shqiptar do të kemi rastin që ti dhurojmë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së Joklit që mund ta përcjell këtu shumë shkurtimisht për ju”, tha juristi Agron Alibali.
Alibali hedh dritë edhe në disa nga përpjekjet e miqve të tij për shpëtimin e jetës së albanologut.
“Fan Noli, Vatra dhe Kisha Ortodokse shqiptaro-amerikane, në vazhdën e Luftës së dytë botërore bënë cmos, maksimumin që të shpëtonin jetën e Joklit dhe kjo përbën ndër shfaqet më të shndritshme të komunitetit shqiptaro-amerikan”, deklaroi Alibali.
Përveçse autor i disa veprave themelore në albanistikë, nëpërmjet punës së tij bibliografike ai i bëri studimet shqiptare të njohura nëpër botë.
Top Channel