Gazetari i mirënjohur Marin Mema ishte i ftuari surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për historinë e Martinit. Familja e të cilit për vite me radhë kishte qenë pre e gjakmarrjes. Tashmë gjakmarrja midis dy familjeve kishte përfunduar dhe çdo gjë ishte kthyer në normalitet.

Marin Mema ishte gazetari të cilin Martini e preferonte dhe e vlerësonte.

“Të falenderoj për këtë gjest që ke bërë. Ky gjest është një mesazh që duhet marrë dhe kuptuar. Duhet të kuptojmë se çfarë do të thotë falësh dhë të vazhdosh e të ecësh përpara. Të gjithë duhet të ndjekim aktin e Martinit dhe është e pafalshme që ne, shqiptarët të vrasim njëri-tjetrin.“,- ishte mesazhi që Marini përcolli tek të gjithë ne.

Marin Mema gjatë mesazhit të tij pohoi se ka shumë familje, të cilat e vuajnë plagën e gjakmarrjes. Madje ai shtoi që të gjithë duhet të ndjekin shembullin e Martinit dhe të falin sepse burrëri nuk është të vrasësh, por të falësh.

Në fund Marin Mema tha: “Ne shqiptarët jemi popull i vogël dhe jeta është shumë e shkurtër për tu marrë me hakmarrje. Ne duhet ta duam më shumë njëri-tjetrin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA