Humbja e mbrëmshme e Sevillas, 2-1 ndaj Levantes, duket se do t’i kushtojë shtrenjtë Vincenzo Montellës.

Tekniku italian, që mori drejtimin e klubit në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, nuk ka arritur të impresionojë për asnjë moment tjetër, veç eliminimit që i bëri Manchesterit në Champions dhe mbërritjes në finalen e Kupës së Mbretit, të cilën e humbi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Barcelonës.

Sa i përket kampionatit, Sevill jo vetëm që dështoi për të siguruar një vend në zonën Champions, por tani rrezikon edhe pjesëmarrjen në Europa League, veçanërisht pas humbjes së djeshme.

Pësimi i disa disfatave poshtëruese me rezultat të thellë, ka sjellë zhgënjim në radhët e tifozërisë andaluziane, që nuk kanë arritur për asnjë moment të rreshtohen në krah të ish teknikut të Milanit.

Mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e Sevillas pritet të mblidhen sot për të diskutuar, nëse do ta shkarkojnë menjëherë Montellën, apo do ta lënë të punojë deri në mbyllje të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA