Humb jetën fëmija dy-vjeçar, që tërhoqi vëmendjen e botës

28/04/2018 08:46

Fëmija i vogël, rasti i të cilit kishte tërhequr vëmendjen e gjithë botës ditët e fundit, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmin për vdekjen e Alfie Evans, e dhanë prindërit e tij, Kate dhe Thomas Evans, nëpërmjet një statusi në facebook.

“Djali ynë ‘fluturoi’ lart sot në 2:30 am. Ndjehemi të dëshpëruar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruajtën prindërit e djaloshit në Facebook.

Rasti i Alfie Evans zgjoi kureshtjen e gjithë botës, teksa mjekët britanikë vendosën t’i fikin pajisjet që e mbanin në jetë, me pretendimn se djali i vogël nuk kishte shpresa për të mbijetuar.

Në këtë histori u përfshi edhe shteti italian, që ofroi të trajtojë në spitalet e veta 2-vjeçarin e vogël, që mbijetoi edhe për disa ditë pasi i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë.

FOTO GALERI
1/13
"Djali ynë u bë me krahë sot në orën 2:30. Na është thyer zemra. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.", njoftoi mamaja e Alfie-t.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA