Çarmatosja bërthamore, në Korenë e Veriut ‘harrohet’ nga mediat

28/04/2018 21:12

Mediat shtetërore në Korenë e Veriut kanë shmangur ndjeshëm zotimin e Kim Jong un për çarmatosjen bërthamore, angazhim i marrë gjatë një takimi me Korenë e Jugut, duke komplikuar situatën për takimin e pritshëm të Donald Trump me liderin e ri.

Eliminimi i armëve bërthamore që koreja komuniste pretendon se arrijnë deri në SHBA, është objektivi thelbësor i Uashingtonit në bisedimet me Penianin, prandaj kërkohet një proces i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm.

Ekspertët sidoqoftë, paralajmërojnë se nuk ka gjasa që Kim të dorëzojë raketat, për të cilat iu desh vite përpjekje, sidomos kur ato janë arsye e vetme që e bëjnë presidentin amerikan të ulet në bisedime. Këtij perceptimi i shtohet raportimi mediatik në vendin e izoluar, ku detajet e takimit të Kim me presidentin e Koresë së Jugut Mon Jae in u publikuan vetëm një ditë pasi bota e pa atë live.

Çarmatosja bërthamore përmendet vetëm një herë në gazetën Rodong Sinmun, e cila botoi deklaratën e përbashkët të firmosur nga liderët, pa dhënë detaje. Ndërsa televizionet dhe mediat e tjera as që përmendin armët bërthamore, por thjesht premtimet për paqe në gadishull.

Ekspertët thonë se Koreja e Veriut ka histori të keqe në prishjen e bisedimeve, dhe nuk është e qartë nëse këtë herë Kim Jong un vërtetë po konsideron dorëzimin e armëve bërthamore, por thjesht ngrirje programi në këmbim të lehtësimin të sanksioneve dhe ndihmës humanitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA