Aksidente nga shpejtësia; Humb jetën 63 vjeçari në Fier. 3 të plagosur në Lushnjë e Tiranë

28/04/2018 19:34

Udhëtimi nga Levani për në Fier, ishte i fundit këtë të shtunë për Bashkim Gjonin.

Ai humbi jetën menjëherë në mjetin e tij dhe policisë i është dashur të thërrasë zjarrfikësit që prenë automjetin për të nxjerrë viktimën.

Aksidenti ndodhi në mesditë ndërsa dy mjetet në një rrugë me kthesa humbën kontrollin. Mjeti që drejtonte Bashkim Gjoni u ngjit në Kodër e më pas ra duke u përmbysur. Ngjarja tragjike ndodhi për shkak të humbjes së vëmendjes në drejtimin e mjetit.

Më me fat ishin dy persona që udhëtonin me motor, në Lushnje. Për shkaqe të paqarta motori ka rënë dhe ka marrë flakë. Pasagjerët u lënduan, por pa dëme serioze për jetën.

Ndërkohë gjatë pasdites, në Tiranë pranë Parkut Rinia, një i mitur u godit në rrugë nga një mjet, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Këto janë pamjet që dëshmitarët regjistruan në vendin e ngjarjes, ende pa mbërritur autoambulanca.

Top Channel