Dy mjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku janë plagosur dy persona.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël Elbasan. Automjeti tip “Audi” me targa AA 335 KK me drejtues shtetasin A.H ,34 vjeç, banues në Pogradec është përplasur me mjetin tip “Golf” me targa AA 395 SP, me drejtues mjeti shtetasin H.D ,62 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasja,V.V, 66 vjeçe, banuese në Tirane dhe shtetasi J.D, 58 vjeç, banues po në Tiranë, pasagjerë te mjeti Golf.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet për manovër të gabuar nga ana e automjetit tip Volkswagen.

 

Top Channel