Vrasja në minimarket, Policia identifikon autorët: Banorë të lagjes

27/04/2018 11:40
Foto Arkiv

Policia thotë se ka identifikuar autorët e dyshuar të vrasjes së Agim Bucit, në ngjarjen e rëndë të ndodhur para dy ditëve në Kamëz.

Uniformat blu thonë se dy autorët e vrasjes së 53-vjeçarit Buci dhe plagosjes së bashkëshortes së tij, janë dy persona, që të dy banorë të zonës ku ndodhej aktiviteti që ushtrohej nga familja Buci. nuk bëhet ende publik identiteti i tyre, por burime nga policia thonë se ata janë të moshës nga 25 deri në 28 vjeç.

E gjithë ngjarja e tragjike për familjen në fjalë ka ndodhur në sy të djalit 6-vjeçar të çiftit.

Autorët janë përleshur me Agimin dhe në përleshje e sipër kanë qëlluar me armë. Për pasojë, 53-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa e plagosur në këmbë mbeti bashkëshortja e tij, Merita Buci.

Për të identifikuar autorët, policia vuri në dispozicion një shumë prej 5 mln lekësh për këdo që ofronte informacion.

Top Channel