Mijëra njerëz kanë protestuar në të gjithë Spanjën, pasi një gjykatë ka liruar pesë burra të akuzuar për përdhunim.
Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2016, ku të 5 burrat, pjesë e të njëjtit grup në WhatsApp, sulmuan dhe abuzuan seksualisht me një 18-vjeçare. Gjykata vendosi t’i dënojë të 5-të me 9 vite burg, masë kjo e kontestuar shumë dhe e cilësuar shumë e butë për një gjest kaq të shëmtuar.
Demonstruesit e zemëruar mbushën qendrën e Madridit dhe të qyteteve të tjera, duke bërtitur dhe mbajtur pankarta ku shkruhej “Turp!” dhe “Jo, do të thotë jo”. Si gruaja, ashtu edhe 5 të pandehurit, thanë se do të apelojnë vendimin, pasi janë të pakënaqur me gjykimin.
Protestat filluan në Pamplona, menjëherë pasi gjykata dha vendimin, që pritej me interes nga mijëra njerëz, ndërsa më pas u shtri me shpejtësi në kryeqytet, Barcelonë, Valencia dhe shumë qytete të tjera.
Top Channel