TopAwards/ Stenaldo Mëhilli, në “Top 10” me “Cosmonauts”

27/04/2018 20:30

Stenaldo Mehilli vazhdon ende të pëlqehet nga publiku shqiptar me projektin e tij më të ri muzikor, “Cosmonauts”.

Ish-konkurrenti i “The Voice Of Albania”, i cili u shkëput për pak kohë nga muzika, është rikthyer tepër suksesshëm me projektin e tij të ri, i cili mban vulën e kompozitorit të huaj, Ashley Hicklin.

Ndërkohë që javën e kaluar mbante vendin e 10-të, falë mbështetjes së fansave, Stenaldo është ngjitur me tre pozicione, duke u renditur në vendin e 7-të.

“Cosmonauts”, e cila e pati premierën e saj në gjysmëfinalen e “The Voice Kids”, kënduar “live” nga artisti, ka patur mjaft komente pozitive në rrjetet sociale.

Top Channel