Orsato, arbitri që nuk i jep penallti Interit prej 11 vjetësh

27/04/2018 14:13

Daniele Orsato është aribitri i caktuar për ndeshjen Inter-Juventus, që luhet këtë të shtunë në San Siro dhe kjo është ndeshja e 29 në karrierë që ky arbitër gjykon Interin në kampionatin italian.

Me Orsaton Inter ka njohje të vjetra dhe nga 29 ndeshjet që ky arbitër ka gjykuar në karrierë për zikaltrit, 4 i numëron në këtë sezon, 3 prej të cilave kanë përfunduar barazim, Inter-Torino 1-1, Inter-Crotone 1-1 dhe Inter-Napoli 0-0. Bilanci mbetet pozitiv në shumatoren e përgjithshme, pasi Inter nën gjykimin e tij ka fituar 12 takime, ka barazuar 11 dhe ka humbur 5 ndeshje.

Inter nuk fiton një ndeshje të gjykuar nga Orsato që nga 25 prili i vitit 2015, kur Interi nën drejtimin e Mancinit, mundi Romën në San Siro 2-1, me golat e Hernanes dhe Icardit.

Orsato kujtohet edhe për derbin e vitit të shkuar, ku edhe pse u akorduan 5 minuta shtesë, ndeshja përfundoi në minutën e 7 shtesë dhe Zapata do të shënonte golin e barazimit 2-2.

Por një statistikë interesante lidhet me penalltitë në favor të Interit: Orsato ka dhënë vetëm 2 penallti për Interin, pikërisht në 27 maj 2007, në të njejtën ndeshje kundër Torinos dhe që nga ajo kohë kanë kaluar 11 vjet dhe 27 ndeshje pa akorduar një penallti në favor të Interit.

Top Channel