Serie A në këtë fundjavë do të përjetojë një për momenteve më të rëndësishme të sezonit. Mes shumë sfidave tepër të rëndësishme, Inter-Juventus mbizotëron mbi të gjitha.
Përballja tepër e ndjeshme do të disktohet mbrëmjen e së shtunës më 20:45 në “Giuseppe Meazza”. Për të dyja ekipet është tepër e rëndësishme marrja e tre pikëve. Juventus dëshiron që të ruaj avantazhin prej 1 pike ndaj Napolit, ndërkohë që Interi nuk dëshiron që të humbasë vendin e katërt, që do të ishte e barazvlefshme me mos kualifikimin në Champions League.
Që përballja mes formacionit të Spalletit e atij të Allegrit është tejet e rëndësishme, kuptohet edhe nga interesi mediatik që do ta ndjekë të shtunën mbrëma.
Takimi do të transmetohet në 190 shtete. Në total, operatorët e lajmeve të akredituar do të jenë më tepër se 400, mbi 250 gazetarë do të jenë në tribunën e medias, mbi 50 media të huaja e mbi 60 fotografë pranë fushe.
Top Channel