Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta njoftoi se ka zhvilluar një takim me presidentin e Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk, një takim i ngrohtë e miqësor siç thekson vet kreu i shtetit.

“Inkurajim për të përshpejtuar thellimin e reformave në 5 prioritetet kyçe. Në pritje të mesazheve pozitive nga Samiti i Sofies dhe mbledhja e Këshillit Europian në qershor”, shkruan më tej presidenti i Republikës.

Mesazh pozitiv nga mbledhja e Këshillit të BE-së në muajin qershor, sigurisht që pritet me kërshëri të jetë çelja zyrtare e negociatave për anëtarësim në bllokun europian, ndërsa inkurajimi mbi thellimin e reformave në 5 prioritetet kyçe kanë të bëjnë me ato prioritete që sollën deri te rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian për hapjen e negociatave brenda vitit me Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA