Të paktën 7 studentë janë therur për vdekje pas një sulmi me thikë jashtë një shkolle në një qytet verior të Kinës.

Agresori me armën e ftohtë në duar sulmoi 19 studentë pranë një shkolle në Mizhi të provincës Shaanxi, teksa ata po ktheheshin për në shtëpi pas mësimit.

Një i dyshuar është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje. Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë disa të rinj të shtrirë në tokë, të rrethuar nga kalimtarë të rastit të tronditur.

Një deklaratë e qeverisë lokale njoftoi se sulmi kishte ndodhur në Mizhi, në shkollën numër 3, rreth orës 18:10 me atë lokale.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mosha e saktë e tyre nuk është dhënë, por raportime mediatike sugjerojnë se ata janë të grupmoshës 12-15 vjeç.

Kina është ndeshur me një seri sulmesh fatale me thikë në vitet e fundit. Në shkurt, një agresor me thikë vrau një grua dhe plagosi 12 të tjerë në një qendër tregtare të Pekinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA