Gërhitja është një nga zakonet më irrituese të gjumit. Jo vetëm që prek cilësinë e gjumit, por mbani zgjuar dhe partnerin. Por a ka një kurë për këtë?

Dr. Andrew Thornber, thotë se çelësi është ndryshimi i stilit të jetës. Këto janë këshillat për të ndaluar gërhitjen në mënyrë natyrale.

1. Shmangni alkoolin dhe duhanin
Të pish para se të flesh të shton më shumë të gërhiturat. Edhe duhani gjithashtu, irriton membranën e hundës dhe fytit, duke bllokuar rrugët e ajrit.

2. Humbni pak peshë
Nëse jeni pak mbipeshë, atëherë indet e qafës bëhen të rëndë dhe gërhisni më shumë. Duke humbur pak peshë edhe indet e qafës hollohen dhe ndihmojnë në reduktimin e gërhitjes.

3. Mbajeni dhomën të lagësht
Ajri i thatë nuk ndihmon as hundën e as fytin, kështu që mbajeni dritaren pak të hapur.

4. Provoni shiritat e hundës
Shiritat ndihmojnë në hapjen e hundës, të ndihmon të marrësh frymë më lehtë dhe të lehtësosh të gërhiturat.

5. Përdorni produkte me mente
Masazhoni pak vaj menteje përreth hundës dhe ju ndihmon të hapni vrimat e hundës për të marrë frymë më mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA