Aksident te “Misto Mame”, qytetari: Ambulanca u vonua

27/04/2018 14:00

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën “Misto Mame” në kryeqytet.

Në videon e dërguar në “Ti Raporton” nga një qytetar shihet një person i shtrirë në anë të rrugës dhe trafiku i rënduar i shkaktuar si pasojë e bllokimit nga ana e Policisë.

Sipas qytetarit që denoncon rastin, në momentin e xhirimit të videos, ambulanca nuk kishte mbërritur ende në vendin e ngjarjes.

Top Channel