Vjedhjet në Kuçovë, një e arrestuar dhe dy në kërkim nga Durrësi

26/04/2018 12:19
Foto ilustruese

Një 30-vjeçare është arrestuar në flagrancë dhe dy persona të tjerë, S.B. 23 vjeç dhe E.D. 16 vjeç, janë shpallur në kërkim, që të gjithë banues në Durrës e rrethinat e tij, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B., 26 vjeç, nga Havaleasi i Kuçovës.

Procedim penal në gjendje të lirë ka nisur gjithashtu për një 15-vjeçare, B.O., për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi u kap duke drejtuar automjetin Opel pa leje drejtimi, sikurse edhe “njoftim i rremë i organeve të rendit”.

Arrestimi ka ndodhur ditën e mërkurë, teksa këta persona dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së ndodhur në Perondi të Kuçovës më 8 shkurt të këtij viti, në lokalin e shtetasit A. SH., 60 vjeç, nga ky fshat i qarkut të Beratit, ku janë vjedhur pajisje interneti dhe një sasi valute.

Materialet ndaj tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale të “vjedhjes së mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel