Pak muaj më parë Partizani ishtë në fundin e klasifikimit, madje duke rrezikuar ndjeshëm edhe rënien nga Kategoria Superiore, por që nga ajo kohë ka kaluar kohë dhe me pak sforco Partizani sot mund të gjejë një vend komod në Kupat e Evropës.
Trajneri i fillimsezonit dhe projektit të të kuqve, Mark Iuliano në intervistë për Corriere dello Sera ka folur për herë të parë për ekeperiencën e tij në Shqipëri.
“Ish-drejtori i Juventusit Luciano Moggi më kërkoi t’i jepja një dorë te Partizani, skuadra ku ai është këshilltar, gjërat nuk shkuan mirë, pasi atje ishte një projekt i paqartë”, është shprehur Iuliano pa shume entuiziazëm në intervistën e tij për gazetarin Matteo Cruccu.
Iuliano dy më parë është emëruar zëvëendëstrajner i skuadrës së Udinezes, përkrah Tudor, e cila rrezikon shumë rënien nga kategoria.
Top Channel