Arti i vjen fare lehtë NEBO-s. Thjeshtësia, dëshira e fortë dhe shpërfaqja e qartë e sinqeritetit shpirtëror janë disa nga cilesitë parësore që ky piktor shpreh dhe që dukshëm krijojnë tërheqje tek vezhguesi i punës së tij.

Për një artist që nuk ka trajnim akademik formal ai ka arritur të zhvillojë një qasje të pastër për estetikën që ju rrit përbrenda gjatë këtij cikli, në vetëm 5 vjet. Në pamje të parë dikush mund të humbasë në debatin e stilit, në debatin se nëse piktura me veprim që ai na ofron në këtë moment është unike ose akoma me shume shtyn me tej kufirin e artit. Pergjigjia është e shkurter, e mprehtë dhe troç. JO! NEBO nuk tenton të bëjë asnjerën prej këtyre.

Në trupin e punës se tij ai ka zgjedhur ta shfaqë veten e tij ashtu sic është, jo si dikush që ai nuk mund të jetë. NEBO nuk është Pollock, mos u gaboni për këtë, paçka se shumë do të mundohen të gjejnë këtë emër në mënyrë që të vlerësojnë punën e tij. Dashnorët e etiketave do ta bëjne gabueshëm këtë gjë pa hedhur hapin brenda në ekspozitë dhe pa parë shpalosjen e mendjeçliret të ngjyrave, muzikalitetin e qëllimtë dhe vendosjen e energjike e të shumengjyrsheve palimit ne pëlhurë nëpërmjet blusë, jeshiles, grisë dhe të zezës të pamanipuluar.

Në këtë ekspozitë vëzhguesi është i ftuar të shohë pikturat dhe vetëm pikturat ashtu si ato shpërfaqen pa u preukupuar per NEBOn. Ai, në menaxhimin e shperthimit të ngjyrave ka arritur atë që shumë artistë me formim akademik harrojnë ta bëjnë me kalimin e kohës, pajisjen me dëshirën për të vazhduar perpara në njohjen e vetes dhe për të krijuar vepra të cilat vlejnë ti tregohen botës.

Top Channel